Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë
Falë formës së shkëlqyer të Lionel Mesit, Barcelona ka arritur një tjetër rekord pas ceremonisë së Zyrihut, ku argjentinasi i vlerësua futbollisti më i mirë. Dhënia e Topit të Artë për sulmuesin blaugrana, ka bërë që katalanasit të jenë skuadra e cila ka nxjerrë më shumë fitues të topit të artë në histori, plot 9 të tillë.
Me Topin e artë të fituar nga Lionel Mesi, Barcelona ka lënë pas dy ekipet italiane me të cilat ndante vendin e parë të kësaj renditjeje speciale, Milanin dhe Juventusin. Historia e gjatë mes ekipit spanjoll dhe Topit të Artë nis që në vitin 1960 me Luis Suarez, kur për herë të parë një futbollist i Barcelonës ngriti trofeun.
Më pas ishte radha e holandezit Johan Krojf, që me barcelonën, doli fitues i dy prej 3 topave të Artë që mori gjithsej në karrierë. Por me fanelën blaugrana shkëlqyen edhe bullgari Stoickov, si dhe dy lojtarët brazilianë Rivaldo dhe Ronaldinjo.
Tripleta e Lionel Mesit ka cuar në 9 numrin e Topave të Artë të lojtarëve të Barcelonës, numër që është i destinuar të rritet, nëse Mesi mbetet në këtë formë.
Top Channel