Një ish-ushtar amerikan përballet me një dënim prej 15 vitesh burgim, pasi u përpoq të ndihmonte grupin terrorist të Al-Shababit, bashkëpunëtor i ngushtë i Al-Kaedës.
24-vjeçar, Craig Baxam u arrestua nga autoritet keniane në dhjetor, ndërsa përpiqej të kalonte kufirin për në Somali.
Sipas akuzës, ai u përpoq t’i ofronte organizatës një shumë prej qindra mijëra dollarësh, ndërsa shpresonte që të rekrutohej si një luftëtar muhaxhedin. Nëse akuzat do të vërtetohen, ai mund të përballet me 15 vite burgim në shtetin afrikan.
Baxam, i cili jetonte në periferi të Uashingtonit, udhëtoi në Najrobi në 20 dhjetor dhe u përpoq të kalonte kufirin për në Somali duke përshkruar rrugën me autobuz dhe më pas me taksi.
Përveç se shpresonte t’i bashkohej al-Shababit, Baxam mendonte se mund të ishte në gjendje të organizonte një rrjet rektrutimi të luftëtarëve për këtë organizatë në SHBA.
24-vjeçari ka shërbyer më parë si këmbësor në Irak, ndërsa në gusht 2010 u dërgua në detyrë për një vit në Korenë e Jugut.
Ai u konvertua në mënyrë të fshehtë në islam, pasi vizitoi një faqe islamike nga Korea, gjatë kohës që shërbente në vendin aziatik. Sipas hetuesve kenianë, ai dëshironte të udhëtonte në Somali pasi kërkonte të jetonte në një vend ku zbatohet ligji islamik.
Dyshohet se ai vendosi kontakte me Al-Shababin gjatë një udhëtimi të mëparshëm në Filipinë, në një zonë ku organizata ka ndikim të fortë.
Top Channel