Ambasadori i OSBE-së, Wolfarth deklaroi të hënën se shpreson që politika shqiptare të gjejë konsensusin për kandidatin për president.
Ai vlerësoi konsensusin mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Igli Totozani dhe tha se një i ngjashëm duhet edhe për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Pas një takimi me Avokatin e Popullit, Wolfarth tha për gazetarët se viti sapo ka filluar dhe zgjedhja e presidentit është në korrik.
“Kushtetuta është aty dhe ka kohë të mjaftueshme për të diskutuar. Por zgjedhja e Avokatit të Popullit me konsensus dhe me 127 vota është vërtet një hap i madh për qytetarët shqiptarë dhe gjithashtu për integrimin evropian”, tha ambasadori i OSBE-së pas takimit me Totozanin.
Top Channel