Qeveria e Kosovës i ankohet Brukselit për bllokimin e shtetasve kosovar
nga Serbia në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Zyrtarë të
qeverisë kosovare kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Brukseli që të
bëjë presion mbi Serbinë që marrëveshja të zbatohet.

Këshilltari i shefes së delegacionit kosovar Edita Tahiri, Dren Zeka ka thënë se arsyetimet e palës serbe janë që ka patur probleme teknike te energjise dhe sistemin e të dhënave, por sipas tij nuk qëndrojnë këto arsyetime, sepse kanë zgjatur me ditë të tëra.

“Ne jemi informuar nga policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që ka disa probleme në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ku ka disa neglizhenca nga pala serbe, meqe qytetarët nga Kosova nuk po mund të kalojnë pjesën tjetër të kalojnë në Serbi, sepse arsyetimet e palës serbe janë që kanë pasur disa probleme teknike, njëherë per energjine elektrike dhe pastaj per problemet ne sistem. Ne për këtë gjë kemi biseduar me Brukselin dhe kemi kërkuar që ata të bëjnë presion te pala serbe, që marrëveshja për lirinë e lëvizjes të zbatohet plotësisht dhe po presim që sa më shpejt kjo gjendje të rregullohet”, ka thënë Zeka.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë ka filluar së zbatuari nga 26 dhjetori i vitit të kaluar, duke mos u shfaqur ndonjë problem për disa ditë. Por me rritjen e fluksit të madh të emigranteve jane shfaqur problemet ne kufi.

Nderkohe Ministria e Diasporës ka reaguar ashpër për problemet e shumta që janë krijuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi në këto ditë kur shumë emigrantë që ishin kthyer në Kosovë për festat e fundvitit, po kthehen në vendet ku aktualisht jetojnë.

Ministria e Diasporës, përmes një komunikate për media, cituar nga Kosovatimes, tha se me shqetësim i përcolli ngjarjet e fundit, të zhvilluara në kufirin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, kryesisht në pikën kufitare Merdare, ku familje të tëra emigrantësh u detyruan të presin në radhë të stërgjata për kalimin e kufirit, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga ana e palës serbe
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA