Alejandro Sabella, trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit thekson se Gjermania dhe Spanja janë dy ekipet kombëtare më të mira për momentin, por mendon se në renditje të tilla hipotetike nuk duhet përjashtuar kurrë Brazili.
“Gjermania dhe Spanja janë ekipet më të mira. Gjermanët janë rritur shumë në lojën e tyre dhe kanë lojtarë të rinj shumë të mirë dhe të konsoliduar tashmë në përfaqësuese si Thomas Muller. Përsa i përket Spanjës nuk mund të them shumë sepse ata janë kampionët e botës. Kanë shumë potencial”, theksoi Sabella në faqen zyrtare të FIFA-s.
“Më pas ai shtoi në përgjigjen e tij: “Më falni, harrova Brazilin! Edhe Brazili është gjithmonë tek më të mirët, kanë fituar pesë herë Kupën e Botës.”
Përsa i përket Lionel Messi-t, yllit të Barcelonës dhe përfaqësueses albiceleste, ish-tekniku i Estudiantes de la Plata theksoi: “E dija që bëhej fjalë për më të mirin në botë, por sërish u habita kur e shikoja në stërvitje se si ndërronte ritmin dhe shpërthimet e tij.”
Top Channel