Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siguron se
NATO-ja do të marrë parasysh situatën në terren para çfarëdo vendimi për
ndryshim të pranisë së saj në Kosovë dhe se do të mbetet në Kosovë aq
sa do të jetë e nevojshme.

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, Rasmussen flet për situatën në veri, për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike dhe insiston se Aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë e qetë dhe e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.

Gazeta shkruan se NATO-ja ka pasur një vit të vështirë dhe të ngjeshur gjatë 2011, ndërsa Kosova mbetet sfidë për NATO-n. Të përballur me nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve shumë anëtarë të NATO-s duan të zvogëlojnë edhe kontributin në misionin në Kosovë. Por situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur shkallëzoi dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO-ja nuk duhet të nxitoje me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA