Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Zbardhen detaje të reja se si Sllobodan Milloshevic planifikonte të spastronte Kosovën. Një dokumentar televiziv “Operacioni Patkoji” i realizuar nga televizioni bullgar BTV jep detaje se si qeveria e Bullgarisë ia dorëzoi Gjermanisë dhe NATO-s informatat e intelegjencias së saj për operacionin “Patkoji” të diktatorit serb Milloshevic.
Qëllimi i këtij operacioni fokus kryesor kishte spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Ky lajm është konfirmuar nga ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë Nadezhda Neynski aktualisht deputete në parlamentin bullgar.
Ajo citohet të ketë pohuar se, ishte vet ajo e cila ia kishte dorëzuar planin Ministrit të Jashtëm gjerman në atë kohë, Joschka Fischer.
“Unë ia dhashë Ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Fischer, respektivisht NATO –s një raport që e kishim në qeverinë e Bullgarisë e që bënte të qartë se kishte një plan, me emrin “Patkoji”, i përgatitur me kujdes nga shërbimet e intelegjences së Serbisë dhe lideri shtetëror i asaj kohe, Sllobodan Milloshevic”, thotë ish-ministrja e Jashtme bullgare, Neynski. Sipas Neynski plani ishte hartuar të muajin shkurt të vitit 1999 dhe kishte dy qëllime:
E para ishte shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e dyta që ta pastrojë Kosovën nga shqiptarët. Plani nuk u parandalua dhe rezultoi me dëbimin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri e Maqedoni.
Më tej, dokumentari zbulon se operacioni sekret i Milloshevicit u mor nga inteligjenca ushtarake e Bullgarisë dhe iu dorëzua qeverisë bullgare që udhëhiqej nga të djathtët me Ivan Kostovin, kryeministër.
Ish-ministrja e Jashtme tha se qeveria vendosi që planin t’ia dërgojë NATO-s, e pastaj edhe ish-ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Fisher. Neynski, e cila aktualisht është deputete në Parlamentin e Bullgarisë ka thënë se është krenare që Bullgaria ka vepruar në mënyrë dinjitoze në këtë rast, duke ua dhënë planin aleatëve, i cili ka shërbyer më pas për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë duke i dhënë fund luftës së egër të udhëhequr nga diktatori Milloshevic i cili është cilësuar nga ndërkombëtarët si “kasapi i Ballkanit”.
Top Channel