Partitë në pushtet në Maqedoni vazhdojnë të mbeten më të preferuarat nga qytetarët e këtij vendi, tregojnë sondazhet e kryera së fundmi.

Kështu, anketa e fundit e kryer nga instituti “Pavel Shatev” tregoi se partitë më të votuara janë VMRO-DPMNE dhe aleatja e saj shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas sondazhit, VMRO-DPMNE gëzon 23.2 për qind të mbështetjes, LSDM 13.7 për qind, BDI 7 për qind, PDSH 4.2 dhe RDK 1.8 për qind.

E njëjta renditje vlen edhe për krerët e partive, konkretisht Gruevski gëzon simpatinë e 23.5 për qind të të intervistuarve, Branko Cervenkovski 8.2 për qind, Ali Ahmeti 7.1 për qind, Rufi Osmani 2.5 për qind, Menduh Thaci 2.3 për qind, etj.

Ndërkohë, 15.5 për qind e të intervistuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti, ndërsa 33 për qind të tjerë kanë preferuar të mos japin përgjigje.

Sondazhi i institutit “Pavel Shatev” me bazë në Shkup u zhvillua në datat 3 deri në 5 janar dhe gjatë procesit të tij u pyetën rreth 1 mijë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA