Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ende kanë pa paguar gjobat e mbartura që nga zgjedhjet e vitit 2010 duke shkelur edhe afatet ligjore për shlyerjen e tyre.

E vetmja mënyrë për të mbledhur paratë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ishte bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ u ka zbritur partive politike shumën e gjobës nga fondi për mbështetjen e tyre politike që u ndahet atyre në varësi nga përfaqësimi që kanë në Kuvend.

Shumën e zbritur, e ka transferuar në formën e thesarit në llogarinë e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa.

Nga 377.450 euro Paneli ka mundur të grumbullojë 365.200 euro, shumë kjo e transferuar në buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Janë dy parti politike që nuk përfaqësohen në Kuvend të cilat nuk kanë shlyer gjobat që kapin shumën e 12 mijë eurove.

Sipas Panelit, Vetëvendosje, një parti turke dhe një serbe kishin shlyer detyrimet kohë më parë.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA