
Pas aktit humanitar, siç e quajti Teherani, shpetimin e 13 peshkatarëve
nga Flota se Shteteve te Bashkuara, autoritetet dënojnë me vdekje një
amerikan, me origjine iraniane.
Agjensia e lajmeve FARS shpjegoi se Amir Mirza Hekmatit iu dha denimi kapital për bashkëpunim me një vend armik, për anëtarësine në CIA, si dhe për përpjekjet për të implikuar Iranin në terrorizem”. Gjate senacës gjyqesore ndaj 28 vjecarit -sic raportojne mediat- ai kishte pranuar akuzat.
“Kur ata zbuluan se une flisja arabisht me thane se do te cojme ne nje Universitet ku te mesosh arabishten. Nese do te jesh i suksesshem ne kete mision ne do te trajnojme me tej dhe mund te japim te tjera misione. Do te udhetosh me shume. Ky mision kerkon qe ti te udhetosh ne Iran. Ata me pyeten: A je gati ta ndermarresh kete mision? Une i thashe: Po”, eshte shprehur Hekmati.
Familja e Hekmatit qe jeton ne Arizona te Shteteve te Bashkuara tha se ai kishte shkuar ne Iran per te takuar gjysherit. I ati shpjegoi se Amiri iu bashkua ushtrise amerikane ne vitin 2001 dhe i sherbeu marines, ne detyren e perkthyesit.
Per Uashingtonin,-akuzat e ngritura kunder tij, jane false dhe kerkoi lirimin e tij te menjehershem. Hekmati akuzohet nga Irani se është trajnuar në bazat amerikane në Afganistan dhe Irak përpara se te mberrinte ne Iran.Denimi i tij vjen ne kohen kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara kane prekur kulmin.
Teherani kercenoi me mbylljen e ngushtices se Hormuzit, nje nga rruget kryesore e transportit te naftes se botes, nese Uashingtoni dhe Brukseli hartojne sanksione te tjera kunder programit te tij berthamor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, gjate nje interviste te dielen per programin e CBS, “Face the Nation” paralajmeroi se do te merren masa nese Irani mbyll Ngushticen.
Top Channel