Shpërthimi i dy autobombave në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, shkaktoi të pakën 14 të vdekur, ndërsa të plagosurit janë edhe më të shumtë.
Sipas burimeve policore, shpërthimi i ndodhur pasditen e së hënës shënjestroi disa pelegrinë shiitë që po udhëtonin në kryeqytet. Autobombat goditën lagjen e Shabit, në veri të qytetit dhe atë të Muvasalatit, një shpërthim ky i ndodhur pranë një xhamie.
Burimet zyrtare flasin për 52 persona të plagosur dhe disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, prandaj bilanci tragjik mund të rritet edhe më tej.
Ditën e enjte, të paktën 72 persona mbetën të vrarë nga një sulm me autobombë në qytetin jugor të Nasirijas, një sulm edhe ai i përqendruar ndaj popullsisë shiite.
Me tërheqjen përfundimtare të amerikanëve nga vendi duket se po përmbushen frikat më të këqija, ato që parashikonin një luftë të ashpër sektare midis sunitë dhe shiitëve, të cilët llogaritet të jenë ndarë në 60% dhe 35% e popullsisë së përgjithshme.
Top Channel