Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Galerinë e Arteve në kryeqytetin grek, Athinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04.30 në momentin kur brenda godinës ndodheshin vetëm dy roje. Policia thotë se ka qenë pikërisht njëri prej rojeve që ka njoftuar se në katin e tretë të godinës ka rënë alarmi.

Pasi vuri re mungesën e një kuadri të piktorit Pablo Pikaso, roja njoftoi menjëherë policinë. Pak minuta më vonë, roja tjetër pa një person të largohet me nxitim në pjesën e pasme të godinës.

Pas mbërritjes se policisë u konfirmua grabitja e tre veprave të artit vlera e të cilave konsiderohet disa milionëshe.

Deri në mesdite policia deklaroi se pervec piktures së Pikasos, një krikim i cili daton në vitin 1939, në inventarin e bërë rezulton se mungon edhe një vepër e piktorit hollandez Piet Mondrian e pikturuar në vitin 1905, dhe një vepër e Moncalvo, e pikturuar në 1907-ën.

Policia greke ka publikuar edhe fotot e veprave të humbura, si dhe ka nisur operacionin për rikuperimin e tyre. Sipas burimeve policore, dyshohet se vjedhja e këtyre veprave është bërë nga profesionistë, identiteti i të cilëve është i vështirë për t’u zbuluar.

Kjo është grabitja e parë e veprave të artit nga muzetë në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA