Gotze: Dua të qendroj tek Borusia

09/01/2012 00:00

Mario Gotze nuk dëshiron të largohet nga Borusia e Dortmundit. Në një intervistë dhënë së përditëshmes gjermane, Bild, futbollisti gjerman deklaron se po mendon rinovimin e kontratës me kampionët e Bundesligës, duke hedhur poshtë zërat për largimin e tij drejt një klubi tjetër.

“Sigurisht që mendoj zgjatjen e bashkëpunimit me Borusian. Gjithnjë e kam deklaruar se ndjehem shumë mirë këtu dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Mario Gotze është produkt i akademisë së futbollit të Borusias së Dortmundit. Debutimin me skuadrën e parë ai e bëri në nëntor të vitit 2009 dhe që nga ai moment ai është shndërruar në një lojtar kyc për kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Aktualisht, kontrata e Gotze me Borusian skadon në vitin 2014.

Top Channel