Edhe Ben Arfa si Maradona
09/01/2012 00:00
Në fillim ishte Messi e tani Ben Arfa. Në futboll është përhapur mania e kopjimit të golit të Maradonës, gol të shënuar kundër Anglisë në botërorin e vitit 1986.
Futbollisti francez habitit të gjithë në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës së Anglisë ku Njukastëll u ndesh me Blekbërnin.
Ben Arfa, pasi mori topin në mesin e fushës, duke dripluar disa lojtarë kundërshtarë duke shënuar më pas, ashtu sikundër bëri edhe Maradoni në Meksikë.
Goli i dha barazimin Njukastëllit, që deri në atë moment ishte në disavantazh 0-1. Pas francezit, ishte argjentinasi Gutierrez që shënon sërish për Njukastëll duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme.
Top Channel