Chiellini pezullohet një javë

09/01/2012 00:00

Drejtësia sportive në Itali vendosi dënimin me një ndeshje larg fushe për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Chiellini u dënua për ofendim të gjyqtarit gjatë takimit të zhvilluar ditën e dielë në transfertë kundër Leces. Dënim kanë marrë edhe shtatë lojtarë të tjerë, po me një javë larg fushe, dy nga Katania, portieri Bizzarri i Lacios, Lauro i Cezenas, Moretti i Xhenoas, Galloppa i Parmës dhe Oddo i Leces.

Gjithashtu, u vendosën gjoba për Atalantën, 15 mijë euro, Interin, 5 mijë euro dhe Romën 4 mijë euro.

Top Channel