Beogradi zyrtar ka kritikuar deklaratën e ministrit kosovar të Drejtësisë, Hajredin Kuci, se në të ardhmen nuk do të lejohen më vizita të presidentit serb Boris Tadic në Kosovë.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlovic e ka cilësuar deklaratën e Kucit si “një tjetër gur të hedhur ndaj autokolonës së Tadic” gjatë vizitës në Decan.

“Mendoj se me këtë deklaratë pothuajse e gjithë qeveria e Kosovës është rreshtuar në pjesën ekstreme. Ajo po mundohet t’i afrohet lëvizjes Vetëvendosje dhe të arsyetojë njësoj si ajo”, ka deklaruar Mihajlovic.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Beta”, zëdhënësi është shprehur se, Vetëvendosje përbën dekorin që kryeministri Hashim Thaci të shfaqet si demokrat, ndërsa që në bashkësinë ndërkombëtare të tregojë se ka ende shqiptarë ekstremë.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic pas shumë vështirësish arriti të futet në territorin e Kosovës të premten e kaluar, edhe pse rruga e tij për në Manastirin e Deçanit u pengua disa herë.

Një ditë më vonë, ai acaroi banorët shqiptarë pasi tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, të cilën ai e cilësoi si “toka jonë”.

Pas këtyre deklaratave provokuese, Prishtina reagoi nëpërmjet zëvendëskryeministrit Hajredin Kuci, i cili tha se Tadic konsiderohet person “non grata”, për arsye se gjithmonë gjatë vizitave të tij ka lëshuar mesazhe politike.


Gjatë vizitës së tij të vështirë
, Tadic, bashkë me besimtarët ortodoksë që ndoqën ceremoninë e Liturgjisë së mëngjesit në Manastirin e Decanit, nuk nguroi ta përkufizonte Kosovën me termin “Kosovë e Metohi”.

Gjatë këtyre ditëve, një e përditshme serbe publikoi një intervistë me presidentin serb, ku ai paralajmëronte se kishte hartuar një plan me katër pika për Kosovën, për zbatimin e të cilit do të kërkonte mbështetjen e fuqive të mëdha që kundërshtojnë pavarësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA