Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, paralajmëron për një tjetër vit protestash anti-qeveritare në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, nëqoftëse sundimtarët e rajonit nuk garantojnë të drejtat demokratike dhe të njeriut për popujt e tyre.
Në një raport të lëshuar në Londër, grupi përshkruan se si vitin e kaluar qeveritë në gjithë rajonin ishin të gatshme të ushtronin dhunë ekstreme në përpjekje për të mbytur thirrjet për reforma thelbësore.
Por, në raport thuhet se lëvizjet e protestave “kanë treguar se protestuesit nuk gënjehen nga reformat që sjellin pak ndryshime”.
Raporti vë në dukje politikat e qeverive, si për shembull në Siri, ku ajo ka këmbëngulur me kokëfortësi të qendrojë në pushtet “me çdo çmim ndaj jetës dhe dinjitetit njerezor”.
Amnesty thotë se organizmat ndërkombëtare dhe rajonale si Bashkimi Afrikan, Lidhja Arabe dhe Bashkimi Evropian “nuk kanë qënë konseguente” në përgjegjen e tyre dhe “kanë dështuar për të kuptuar seriozitetin e sfidës”.
Top Channel