Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë
Real Madrid thellon avantazhin në krye të Ligës BBVA, ku në këtë javë të parë për vitin 2012 ka shkatërruar 5-1 Granadën.
Benzema ka hapur serinë e golave në këtë takim, ndërkohë që shumë shpejt vjen barazimi i skuadrës mike nga jugu i Spanjës. Brenda pjesës së parë rikthehet avantazhi për skuadrën e Mourinho dhe këtë herë mendon Sergio Ramos pas një goditjeje këndi.
Me rifillimin e pjesës së dytë dalin në lojën e tyre madrilenët duke ushtruar presion e në të njëjtën kohë duke mos i lënë frymëmarrje kundërshtarëve.
Goli i tretë vjen shumë shpejt nga Higuain pas asistit të Marcelo, ndërkohë që Benzema sërish e Cristiano Ronaldo në fundin e takimit mendojnë për dy golat e tjerë të cilët thjesht përmirësojnë statistikat dhe aftësinë shënuese, ndërkohë që detyrojnë Barcelonën të fitojë në ndeshjen e radhës përballë Espanyol në transfertë nëse do të mbajë ritmin e Realit.
Top Channel