Siri, takimi vendimtar i Ligës Arabe

08/01/2012 09:20

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe do të takohen në debatin e parë të përqendruar në raportet paraprake të dërguara nga vëzhguesit që po inspektojnë Sirinë.

Nëse gjatë takimit të së dielës do të vlerësohet se gjendja është kritike, atëherë Liga ka të drejtë që të kërkojë ndërhyrjen dhe ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, 27 persona mbetën të vrarë në vend gjatë së shtunës, të paktën sipas burimeve të pakonfirmuara të aktivistëve. Viktimat u regjistruan në përplasjet e ndodhura gjatë një funerali shtetëror për të vrarët e një atentati me bombë, më parë gjatë javës.

Vëzhguesit e Ligës Arabe ndodhen në Siri që prej dhjetorit, për të mbikqyrur një plan paqeje, në bazë të të cilit autoritetet kanë premtuar të tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga rrugët.

Megjithatë, dhuna ka vazhduar dhe forcat e sigurisë kanë shkaktuar viktima midis civilëve në mënyrë pothuajse të përditshme. Numri i të vrarëve në konfliktin e nisur në mars 2011, raportohet nga OKB që të ketë shkuar pranë 6 mijë.

Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të bisedojnë mbi një propozim të Katarit, i cili këshilon që ekspertë të fushës të së drejtave të njeriut të dërgohen në vend, në mënyrë që të ndihmojnë vëzhguesit në punën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA