SHBA, abuzimi me ilaçet

08/01/2012 12:15

Zyrtarët amerikanë paralajmerojnë një epidemi abuzimesh me ilacet kundër dhimbjeve që jepen me recetë.

Në vitin 2008, më shumë se 32 mijë persona humbën jetën nga mbidoza, shifër e njëjtë me atë të aksidenteve automobilistike. Tre të katërtat e këtyre vdekjeve përfshijnë ato që quhen qetësues opioid të dhimbjeve. Këtu përfshihen ilaçe si methadone; morphine; hydrocodone, që njihet gjithashtu si Vicodin dhe Oxycodone, apo OxyContin.

Niveli i vdekjeve nga ilaçet me recetë ishte më i lartë mes grupmoshës 45 deri në 54 vjeç. Një raport i fundit i qeverisë thotë se vdekjet nga ilaçet qetësuese u trefishuan gjatë dekadës së kaluar.

Ato ua kalojnë numrit te viktimave nga përdorimi i heroinës dhe kokainës së bashku. Administrata Obama publikoi një plan vitin e kaluar në përpjekje për të zgjidhur problemin. Disa abuzues kërkojnë ndihmë në qendra rehabilitimi apo mësojnë joga dhe mënyra të tjera për të përballuar ankthin, stresin dhe dhimbjen në vend që të marrin ilaçe si Xanax apo Vikodin.

Dhimbjet mund të shkaktohen nga artriti, mbipesha apo dhe mosha. Por gjithsesi kjo mund të ketë një zgjidhje: humbje në peshë dhe aktivitet fizik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA