Lumë golash në rifillimin e Serisë A. Plot 10 gola janë shënuar në dy takimet e para të ditës së shtunë Siena-Lacio dhe Inter-Parma.
Zikaltërit rikthehen bindshëm në këtë sezon duke konfirmuar ringritjen e tyre të fundvitit të shkuar. Në San Siro në këtë javë skuadra e Ranierit ka shkatërruar 5-0 Parmën. Gjithçka mbyllet që në pjesën e parë, Milito zhbllokon rezultatin në minutën e 13-të dhe pesë minuta më pas Thiago Motta shënon edhe golin e dytë.
Brenda 45 minutave, sërish Milito shënon golin e tretë duke gjunjëzuar përfundimisht Parmën e duke i siguruar fitoren zikaltërve.
Në pjesën e dytë Pacini e Faraoni shënojnë dy gola të tjerë thjesht për statistikë. Ndërkohë edhe pas kësaj fitoreje Interi mbetet në vendin e pestë vetëm një pikë larg Lacios së vendit të katërt.
Kryeqytetasit kanë zhgënjyer në këtë debutim të vitit të ri, pasi janë mundur 4-0 nga Siena.
Top Channel