Milani dhe Juventusi e nisin me fitore vitin 2012 duke vazhduar serinë e fitoreve nga viti i kaluar.
Kuqezinjtë e Alegrit mundën në transfertë 0-2 Atalantën. Pjesën më të madhe të meritës në këtë fitore e ka Zlatan Ibahimovic, autori i golit të parë me 11 metërsh dhe inisiatori i të dytës. 8 minuta nga fundi shtatlarti suedez dha një assist për Boateng i cili vulosi fitoren e Milanit, skuadër kjo që mban vendin e parë me 37 pikë ndërsa Ibra kryeson klasifikimin e golashënuesve me 12 gola.
Juventusi ka vuajtur por në fund ka arritur ta nisë me fitore vitin 2012. Bardhezinjtë e Kontes mundën minimalisht 1-0 Lecen falë golit të Matrit në pjesën e parë.
2012 ka filluar në mënyrën më të mirë për Francesco Tottin dhe për Romën e Luis Enriques e cila fitoi 2-0 ndaj Chievos . Dy 11 metërshat e shndërruar në gol nga kapiteni i kanë dhënë fitoren kryeqytetasve, të cilët e shohin veten në vendin e 6 me 29 pikë, 2 më pak se Interi i vendit të 5.
Top Channel