Romney, kandidati kryesor

08/01/2012 16:40

Mitt Romeny siguroi statusin e kandidatit kryesor të Republikaneve, pas debatit në Neë Hampshire. Ai fitoi javën e kaluar zgjedhjet paraprake në Ajoua dhe kryeson sondazhet për garën në Nju Hampshire.

Vëzhguesit thonë se ish-guvernatori i Masacusets vazhdon të shënjestrojë presidentin Barak Obama duke i lënë kundërshtarët të grinden mes tyre.

“Është e rëndësishme për ne të degjojmë pikëpamje të ndryshme dhe e rëndësishme të pranojmë se kandidatë të ndryshëm mund të përfaqësojnë gjëra të ndryshme. Sepse republikan nuk do të thotë gjithmonë një gjë e vetme, e njëjta vlen edhe për demokratët. Ne duam të marrim vendimin e duhur për të ardhmen. Shumë çështje kanë mbetur pezull në të ardhmen tonë, prandaj unë dua të marr pjesë në këtë proces, sidoqoftë ai, qoftë zgjedhje paraprake republikane dhe unë jam një votues demokrat, apo e kundërta”, thekson një votues.

Kundërshtarët kryesorë të Romnit në Nju Hampshire janë ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum, kongresmeni i Teksasit, Ron Pol, ish-guvernatori i shtetit Utah, Xhon Hentsman, dhe ish-kreu i Dhomës së Përfaqesuesve, Njut Gingric.

Gjashtë kandidatë republikanë janë në garë. Në 6 muajt e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje paraprake, përpara Konventes së Gushtit të Partisë Republikane, e cila do të nxjerrë edhe kandidatin që do të përballet me Barak Obamën.

Garat në Nju Hampmshire, Karolinën e Jugut dhe Florida janë përcaktuese për formën që do të marrë gara e republikanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA