Kryetarja e AMA-s kujton figurat e shquara të radios dhe ekranit ndër vite: Mirënjohje për kontributin tuaj, keni qenë shkollë për ne Qendra Kombëtare Operative pranë Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se në të gjithë vendin rrugët nacionale dhe rurale janë të zhbllokuara nga reshjet e borës të rëna dy ditët e fundit, por problematike paraqitet situata në qarkun e Kukësit dhe Shkodrës.
Drejtori i Qendrës Operative, Trifon Llupo, tha se sipas të dhënave më të fundit nga rrethet, kanë mbetur akoma të bllokuara nga bora 5 komuna në veri të vendit.
“Në qarkun e Shkodrës është problematic aksi Selcë-Vermosh, në komunën e Kelmendit dhe po vazhdohet puna për lehtësimin e qarkullimit. Në Kukës kanë vështirësi komunat Shishtavec, Zapod, Arrën dhe Kalis”, shprehet Llupo.
Nga të dhënat në terren mësohet se gjatë paradites të së dielës, në disa akse problematike qarkullimi i automjeteve është normalizuar, por në to lëvizet akoma me vështirësi.
“Të gjitha makineritë borëpastruese janë në punë. Vështirësi ka në rrugën turistike Korçë-Dardhë. Temperaturat e ulta po shkaktojnë vështirësi, port ë gjitha mjetet borëpastruese janë në gadishmëri”, shton Llupo.
Drejtori i Qendrës Operative Kombëtare tha se akset problematike po vëzhgohen nga patrullat e policisë rrugore, të cilët nuk do të lejojnë automjetet të lëvizin pa zinxhirë.
Top Channel