Aaron Ramsey i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, lojtari ‘i mallkuar’ var këpucët në gozhdë Haxhi Krasniqi mbron titullin evropian në kategorinë WBO. Në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri shqiptar fitoi ndaj francezit Hakim Zuliaka në një ndeshje që u duk e humbur për të.
Zuliaka u shfaq më agresiv në pjesën më të madhe të sfidës duke e sulmuar vazhdimisht Krasniqin, ndërkohë që ky i fundit kërkonte ta mbante larg kundërshtarin e tij.
Kjo situatë u pa deri në raundin e 12 ku sfida mori një kthesë totalisht në favor të boksierit shqiptar. Në këtë fraksion të ndeshjes, 24 vjecari shfaqi të gjithë forcën e tij duke i dhënë kundërshtarit të tij goditje të njëpasnjëshme duke e mundur atë me Nok-Aut teknik, që do të thotë edhe konfirmim si kampion Evrope për të.
Kjo ishte fitorja e 37 e Krasniqit në karrierën e tij në 39 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ndërkohë që Zuliaka shënoi disfatën e e tij të tretë.
Top Channel