Kriza e Iranit vazhdon të thellohet, ndërsa ditën e dielë, “burime të mirëinformuara” brenda vendit njoftuan se është pranë hapjes një reaktor i nëndheshëm bërthamor.
”Impinati bërthamor në Fordov për pasurimin e uraniumit do të jetë në funksionim në të ardhmen e afërt”, shkruante e përditshmja iraniane Kayahan, duke cituar drejtuesin më të lartë të Organizatës për Energjinë Bërthamore Iraniane, Fereydoun Abbasi Davani.
Hapja e një qëndre të tillë tregon se vendi është gjithmonë e më pranë prodhimit të bombës së tij të parë bërthamore.
Irani, tashmë subjekt i shumë bllokadave dhe shtrëngimeve financiare, përballet me një presion ndërkombëtar gjithmonë e më të lartë për shkak të programit të tij, për të cilin Teherani pretendon se ka vetëm qëllime civile.
Më parë gjatë muajit, kërcënimet e Iranit për një mbyllje të mundshme të ngushticës së Hormuzit sollën një reagim të ashpër ndërkombëtar, me SHBA-në që paralajmëroi për pasoja serioze dhe Britaninë e Madhe që nisi një luftanije drejt zonës.
Top Channel