Papunësia në bllokun e vendeve anëtare të Bashkimit Europian regjistroi rekordin e saj prej 11,8% të forcës së përgjithshme aktive në muajin nëntor 2012, treguan statistikat zyrtare të publikuara të martën.
Ky thellim i problemit të punësimit midis 27 vendeve anëtare vjen të nesërmen e një deklarate optimiste nga ana e kreut të Komisionit Europian, Jose Manuel Barrosi, i cili nga Portugalia, theksoi se kërcënimi për mbijetesën e euros tashmë ka kaluar.
Në krahasim me të dhënat e nëntorit, papunësia është rritur me 0,1%, ndërsa me të dhënat e 12 muajve më parë, me 1,1%.
Spanja, ekonomia e së cilës është zhytur në një recesion të thellë, është edhe një herë më shumë vendi me problemin më të madh të papunësisë, me 26,6% të forcës aktive dhe më shumë se gjysmën e të rinjve, që janë të paaftë të gjejnë punë.
Greqia është vendi i dytë me papunësinë më të lartë, mbi 20%, por me numrin më të lartë të papunësisë për grupmoshën 18-25 vjeç, prej 57,6%.
Në total, “armata” e të papunëve në të gjithë vendet anëtare është rritur me 18,8 milionë persona, ndërsa në gjithë kontinentin, shifra shkon në 26 milionë.
”Elementi më shqetësuese është që trendi i rritjes së papunësisë prej kohësh vazhdon të jetë në rritje dhe kjo e bën më të vështirë për vendet përkatëse që të mbledhin taksa dhe të zbatojnë reforma për të vendosur nën kontroll financat”, argumentoi eksperti i ekonomise ne “BBC”, Andrew Walker.
Top Channel