Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka
përsëritur qëndrimin e qeverisë së Kosovës, se dialogu që po zhvillohet
është me karakter teknik.

Tahiri, në një përballje më analistë dhe gazetarë në emisionin “Debat” të RTK-së, ka hedhur poshtë mundësinë e shnëdrrimit të bisedimeve në dialog politik dhe e ka vlerësuar Serbinë si një faktor të dobët në diplomacinë ndërkombëtare.

Duke komentur modelin e dy Gjermanive të cilin e ka propozuar presidenti serb Boris Tadic, Tahiri ka theksuar se ky model përkon me Kosovën dhe Shqipërinë dhe jo me Kosovën e Serbinë.

Tahiri ka theksuar se Kosova do të përfaqësohet si shtet në nismat rajonale dhe ka shuar dyshimet se do të bëhet ndonjë kompromis në raundin e ardhëshëm të bisedimeve në këtë drejtim.


Planin e tij me katër pika për Kosovën
, Tadic e prezantoi në një intervistë për “Vcernje Novosti”, ku paralajmëroi se do të kërkojë mbështetjen e fuqive të mëdha që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës për zbatimin e tij.

Tadic sqaroi se katër pikat janë: zgjidhja për veriun e Kosovës, mbrojtja e manastireve dhe trashëgimisë serbe, mbrojtja e pasurive të patundshme dhe siguria e serbëve që jetojnë në enklava.

Ndërsa vitin e kaluar, në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, Tadic propozoi marrëveshjen e paqes së Irlandës Veriore si model për zgjidhjen e mundshme të konfliktit me Kosovën.

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të vitit 1998, e njohur si E Premtja e Mirë, qeveria e Dublinit hoqi dorë nga pretendimet për sovranitet mbi Irlandën e Veriut, duke e zëvendësuar atë me shpresën për të parë një Irlandë të bashkuar, por të bazuar në votime në të dyja anët.

Tadic tha se Beogradi po përpiqet që të arrijë një marrëveshje të njëjtë me qeverinë e Prishtinës, gjë që sipas tij do të hiqte një pengesë në rrugën e integrimit të Serbisë në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA