Siena “poshtëron” Lacion

07/01/2012 20:30

Lacio e Lorik Canës e nis në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2012. Bardhekaltërit u poshtëruan në transfertën ndaj Sienës vendase me rezultatin 4-0.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11 të takimit me anë të Destros. Në minutën e 35, vjen edhe dyfishimi për vendasit që këtë herë shënojnë me anë të një 11 metërshi të dhënë nga gjyqtari Gervasoni e të shndërruar në gol nga Calaio. Pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë, Siena trefishon, sërish me një 11 metërsh të shndërruar në gol po nga Calaio.

Por sikur të mos mjaftonte rezultati 3-0, lacialët detyrohen të luajnë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi portiere Albano Bizzarri ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, ai që vulos rezultatin ishte Destro që në minutën e 81 shënon golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Sienën.

Në këtë takim, lojtari i kombëtares shqiptare, Lorik Cana e nisi lojën si titular, por u zevëndësua me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa kjo ishte humbja e parë e Lacios në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA