SHBA, degradon gara e republikanëve

07/01/2012 08:55

Gara e republikanëve për presidencialet është kthyer tashmë në një garë të shëmtuar, me kandidatët që po hapin me forcë rrugën përpara në muajin jetik për zgjedhjet primare.

Duke përdorur një ton më therrës, Newt Gingrich deklaroi se nëse rivali i tij Mitt Romney siguron emërimin, ai do të tallej nga presidenti Barack Obama në debatet televizive.

Ndërsa Ron Paul u detyrua të hedhë poshtë një reklamë që e citonte atë teksa thoshte se rivalit Jon Huntsman i është bërë lavazh truri nga Kina.

Një nga kandidatët do të garojë kundër presidentit Barack Obama në nëntor. Ata do të takohen në debatin e parë televiziv për vitin 2012 ditën e diel.

Zgjedhjet primare do të mbahen këtë muaj në New Hampshire, South Carolina dhe Florida, ku gara pritet të marrë formë të mëtejshme.

Zgjedhje të tilla dhe debate do të mbahen në cdo shtet të SHBA gjatë muajve të ardhshëm, para zgjedhjes së kandidatit përfundimtar në konventën e partisë në muajin gusht.

Ish-guvernatori i Masacusets, Mitt Romney, që është shpallur fitues në zgjedhjet e javës së kaluar në Iowa, konsiderohet si favorit edhe për garën e së martës në New Hampshire.

Gjithashtu, dy sondazhe të reja të publikuara të premten e nxirrnin atë rreth 20 për qind më lartë se rivali i tij kryesor në shtetin e New England, kongresmenin Paul.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA