Shërbimet kineze, atentat Dalai Lamës?

07/01/2012 10:05

Policia indiane ka marrë informacione sekrete sipas të cilave një komandë speciale kineze mund të infiltrohet në Indi për të mbledhur informacione për qeverinë tibetiane në ekzil dhe për t’i bërë atentat Dalai Lamës.

Sipas “The Times of India”, informacionet sugjerojnë se drejtues i operacionit është një shtetas kinez me origjinë tibetiane, i shoqëruar nga 5 bashkëkombas, ndoshta anëtarë të shërbimeve sekrete kineze.

Ndërkohë dy tibetianë i kanë vënë flakën vetes të premten në provincën e Sicuanit, për të protestuar kundër pushtimit të Tibetit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga shoqatat që luftojnë për të drejtat civile. Sipas burimeve, një prej personave në fjalë ishte murg, ndërsa tjetri laik. Njëri prej tyre ka vdekur, ndërsa tjetri është shtruar në spital për mjekime.

Laiku, sipas disa dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, ka bërtitur parulla për kthimin e Dalai Lamës, pak para se të mbërrinin agjentët për të shuar flakët dhe për ta cuar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA