Rossi: Te Fiorentina për gjëra të mëdha

07/01/2012 20:10

Giusseppe Rosi u prezantua si blerja e re e Fiorentinës, gjatë një konference për shtyp në të cilën drejtuesit e klubit theksuan se blerja e tij, nuk do të ndikojë në raportin me yllin tjetër të skuadër, Steven Jovetic, i cili do të qëndrojë në Firence.

Sulmuesi i kombëtares italiane, i pafat në sezonin e fundit, në të cilin pësoi dy këputje ligamentesh që e mbajtën jashtë fushave për mbi një vit dhe përjetoi rënien e skuadrës së tij, Villarealit, në kategorinë e dytë, do të jetë i gatshëm të luajë në Serinë A pas muajit mars.

“Gjërat po shkojnë mirë dhe kanë kaluar tre muaj nga operacioni i fundit. Po bëj fizioterapi në Nju Jork, pasi gjuri edhe pse është stabël, do përforcuar.Do të rikthehem pasi të kem arritur 110% të mundësive të mia. Më duhet të falenderoj Fiorentinën për besimin dhe jam i sigurt që mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Ndryshe nga sa është thënë, nuk kam menduar kurrë që të tërhiqem nga futbolli”, shtoi Rossi.

I pyetur se përse zgjodhi të luajë në “Artemio Franchi” dhe të rikthehej në Serinë A, Rossi tha: “Në vitin 2007 pati disa kontakte me Fiorentinën, por doja të shkoja jashtë. Përse e zgjodha tani? Për mua është thelbësore të ndieja besimin e tyre, pa shumë fjalë të kota. Më donin me këmbëngulje dhe më kujtojnë shumë Villarealin e 5-6 viteve më parë. Është një skuadër që lufton për t’u kualifikuar për në Champions League dhe që sot për sot, realizon lojën më ë bukur në botë”.

Kontrata e Rossit e lidh atë me Fiorentinën për pesë vitet e ardhshme, ndërsa klauzola për largimin u fiksua në 35 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA