Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Policia do të ketë zero tolerancë ndaj bllokimit ilegal të rrugëve. Kjo është përgjigja që vjen nga Ministria e Brendshme e Kosovës, si reagim ndaj planeve të lëvizjes Vetëvendsoje për të protestuar në pikat kufitare të Merdares e Dheut të Bardhë.
“E drejta e disa qytetarëve për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë, nuk do të lejohet të abuzohet në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve tjerë dhe mallrave në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.
“Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për parandalimin e bllokimit të pikave kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë, si dhe rrugëve magjistrale të cilat cojnë në këto pika kufitare”, vijon njoftimi.
Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga të qytetarët e Republikës së Kosovës, të mos përkrahin forma jo ligjore të shfaqjes së pakënaqësisë.
Zyrtarët e Lëvizjës Vetëvendosje, gjatë një konference të mbajtur dje, kanë paralajmëruar se Vetëvendosja më 14 janar do të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarën dhe Dheun e Bardhë, dhe nuk do të largohen nga këto pika, derisa Qeveria ta zbatojë të plotë mocionin e Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.
Top Channel