Si pasojë e erërave të forta dhe motit të keq në Kosovë gjatë natës së të premtes dhe ditës së shtunë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale nga erërat e forta.

Dëmet më të mëdha  ka patur në qytezën e Istogut, ku çatitë e shtëpive në këtë qytet janë dëmtuar tërësisht.  Është raportuar edhe për prishje në rrjetin transmetues të energjisë elektrike, rrjetit telefonik etj.  

Ndërkohë, drejtori i Institutit Meteorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsyla tha për Top Channel se ky fenomen nuk pritet të përsëritet më se paku brenda këtij muaji. Ai thekson se, ky fenomen është i njohur për literaturën e metrologjisë dhe se është i përsëritshëm atëherë kur dy parametrat  meteorologjik presioni dhe temperatura ulen në mënyrë të shpejtë.

Sipas matjeve të institutit gjatë ditës së premte ka rënë presioni atmosferik për 18 orë duke zbritur për 30 milibar. Tahirsyla thekson gjithashtu se edhe temperatura e përgjithshme kanë shënuar rënie çka kanë shkaktuar erën e fortë kryesisht në Rrafshin e Pejës dhe Istogut veçanërisht në burimin i Drinit të Bardh. Sipas matjeve të institutit po kështu shpejtësia e lëvizjes së erës ka arritur deri në në 17 metër për sekondë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA