Mandela, i rikuperuar tërësisht

07/01/2012 15:40

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është rikuperuar tërësisht nga një infeksion në mushkëri dhe heqja e gurëve në veshka, lajmëroi një zëdhënës qeveritar të hënën.

”Presidenti Mandela ka bërë një progres të vazhdueshëm, duke befasuar vetë mjekët për rikuperimin e tij të shpejtë, gjykuar nga mosha e tij”, shkruhej në një deklaratë të zyrës së presidentit Jacob Zuma.

94-vjeçari u kurua për tre javë në një spital gjatë dhjetorit dhe që prej atëherë, është vendosur nën kujdesin e mjekëve në shtëpinë e tij në Johanesburg.

Ndonëse Mandela ka pasur disa probleme shëndetësore dhe vizita në spitale që kur doli nga burgu në vitin 1990, ai nuk kishte qendruar kurrë më parë i shtruar për një periudhë aq të gjatë.

Një simbol i luftës kundër aparteidit dhe diskriminimit racor, Mandela gëzon statusin e një heroi kombëtar në vend.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993, Mandela u burgos për 27 vjet nga regjimi i bardhë i Afrikës së Jugut, përpara se të shndërrohej në presidentin e parë me ngjyrë të vendit në vitet 1994-99.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA