Irak, arratisen nga burgu 11 persona

07/01/2012 18:15

11 të burgosur, mes të cilëve edhe nga ata të dënuar me vdekje, u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në Kurdistanin irakian.

Të burgosurit kanë mundur të lënë pas muret dhe telat rrethuese të burgut nëpërmjet një tuneli 80 metër të gjatë .

Drejtori i institucionit, konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP për arratisjen e tyre duke përdoru një tunel. U arratisën nëpërmjet një tuneli të gërmuar në një distancë prej 80 metrash. Për këtë është hapur një hetim, por të dënuarit e arratisur nuk kanë lënë kurrëfarë gjurme se si dhe me se e kanë hapur tunlin. Jemi të habitur!

Burgu në fjalë strehon qindra të dënuar, shumë prej të cilëve me dënimin capital. Mes të dënuarve ka edhe të akuzuar për terrorizëm nga vetë autoritetet irakiane. Burgu për një kohë të gjatë është përdorur nga trupat amerikane, të cilat lanë vendin në fund të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA