Lidhja Demokratike e Kosovës ka vijuar të shtunën debatin brenda partisë për ndryshimin e statutit të saj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në fjalimin e tij të mbajtur me degën e kësaj partie në Prishtinë tha se forca politike që ai drejton e ka përcaktuar vizionin për një parti të profilizuar, me funksionalitet të lartë, me lidership të fortë, dhe me komunikim profesional.

Mustafa ka thënë së për t’i realizuar misionin, vizionin dhe objektivat e LDK-së, duhet të bëjnë një riorganizim dhe një ristrukturim të Lidhjes Demokratike dhe me këtë të bëhet edhe profilizimi i saj.

Sipas tij, realizimi i objektivave kërkon që LDK-ja ta ruajë themelin “rugovian” të saj dhe vlerat bazë. Sipas Mustafës riorganizimi i LDK-së do të bëhet në dy nivele, në degët dhe nëndegët e kësaj partie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA