OKB publikon raportin mbi grupin e lidhur me Shtetin Islamik: U penguan 5 atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar
Presidentja argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner nuk ka kancer! Ky është lajmi që po lumturon të gjithë argjentinasit, të shqetësuar për shëndetin e presidentes së tyre.
Cristina Fernandez de Krichner la spitalin “Austral” në Buenos Aires ku u shtrua para pak ditësh e diagnostikuar me kancer në tiroide.
Presidentja iu nënshtrua një operacioni kirurgjik i cili doli me sukses. Pas operacioni dhe kryerjes së analizave të nevojshme, mjekët deklaruan se Fernandez gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka kancer.
Cristina Fernandez de Kirchner, 58-vjeç, kohët e fundit filloi detyrën si presidente në mandatin e saj të dytë, pas një fitore bindëse të zgjedhjeve. Burri i saj, ish-presidenti Nestor Kirchner, vdiq vitin e kaluar pas pësimit të një ataku në zemër.
Zonja Fernandez do të qendrojë e tërhiqur nga detyra si presidente deri në 24 janar, ndërsa zëvëndësi i saj, Amado Boudou është ai që po kryen këto funksione për momentin.
Top Channel