
Trajneri Sir Aleks Ferguson kërkon Frenk Lampard te Manchester United. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja britanike ‘Daily Mirror’ sipas së cilës, mesfushori i Chelsea-it shihet si kandidatura e re në merkaton e ‘Djajve të Kuq’.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Mançester Junajtid do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum situatën e krijuar te “Blutë” e Londrës, ku raportet mes Lampard dhe trajnerit Vilas Boas tashmë janë prishur përfundimisht. Kjo për faktin se portugezi e ka lënë Lampard në pankinë gjatë këtij sezoni.
Për më tepër, Çelsi po kërkon të rinovojë skuadrën e tij mosha mesatare e së cilës është shumë e lartë. Kjo do të thotë se disa prej futbollistëve të kësaj skuadre do të largohen dhe në këtë listë ndër të tjerët shfaqet edhe emri i Lampard.
Top Channel