Uma Thurman thekson se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj. Aktorja është bashkuar sërish me ish-partnerin pas disa muajsh ndarjeje dhe kjo është një nga arsyet se pse ndihet kaq e lumtur.

“Jam më shumë e lumtur se kurrë. Në aspektin sentimental gjërat po shkojnë shumë mirë tashmë”, shprehet 41-vjeçarja për revistën ‘Harpers Bazaar’.

Uma Thurman ka qenë e martuar më parë me aktorët Gary Oldman dhe Ethan Hawke.

Thurman rrëfen se nuk është ndjerë plotësisht rehat me veten deri në moshën 35-vjeçare dhe për këtë gjë fajin e ka pasur industria e kinematografisë.

“Mbush 18 vjeç dhe të thonë që karriera do të mbyllet kur je 20. Mbush 24 vjeç dhe të thonë që kur të bëhesh 30 nuk do të jesh më në këtë industri. Tani që kam kaluar 40 vite dua të dëgjoj se çfarë kanë ende për të thënë”, u shrpeh protagonistja e ‘Bel Ami’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA