Turqi, urdhërohet arrestimi i gjeneralit

06/01/2012 04:45

Një gjykatë turke ka vendosur që një prej ish-krerëve të forcave të armatosura, të mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit të tij mbi akzuat e një komploti për të përmbysur qeverinë.

Gjenerali, Ilker Basbug, i cili doli në pension në vitin 2010, është zyrtari më i lartë në hetim për të ashtuquajturin “rrjeti Ergenekon”.

Prokurorët thanë se në vitin 2003 një grup ultra-nacionalistësh u përpoq të rrëzonte qeverinë e kryeminstrit, Rexhep Tajip Erdogan.

Rreth 400 të dyshuar janë tashmë në gjyq për këtë rast.

Media shtetërore turke tha se është hera e parë që një ish-shef i ushtrisë gjykohet në këtë nivel.

Gjenerali, Basbug mund të përballet me akuzat për udhëheqjen e një organizate të armatosur dhe përpjekje për të rrëzuar qeverinë, raportuan televizionet turke.

Rrjeti i Ergenekon është akuzuar gjithashtu për krijimin e faqeve të internetit për shpërndarjen e propagandës anti-qeveritare me qëllim destabilizimin e vendit.

Kritikët pretendojnë se hetimi “Ergenekon” është fokusuar në kundërshtarët e partisë qeverisëse me rrënjë islamike të zotit Erdogan. Por qeveria mohon çdo motiv të tillë.

Vendimi për Gjeneral Basbug erdhi disa orë pasi gazetarë të njohur turq, që kishin dalë në gjyq për të njëjtën çështje, thanë se akuzat kundër tyre janë të motivuara politikisht dhe përbëjnë “një masakër të drejtësisë”.

Ushtria e Turqisë e ka parë prej kohësh veten si garant i kushtetutës laike të vendit dhe ka organizuar tre grushte shteti, mes viteve 1960 dhe 1980.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA