Thierry Henry rikthehet tek Arsenal
06/01/2012 00:00
Thierri Henry rikthehet pas 5 vjetësh tek skuadra e Arsenalit. Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë 2-mujore me Topçinjtë e Arsene Wenger.
34-vjeçari, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit londinez me 226 gola, do të jetë një armë e fortë për Arsenalin gjatë muajit janar dhe shkurt, pasi dy sulmuesit Gervinho dhe Chamakh do të luajnë në Kupën e Afrikës.
Me skuadrën e Arsenalit Henry ka fituar 2 tituj kampion në Angli, 2 kupa të Anglisë, më pas u transferua te Barcelona me të cilën fitoi Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve.
Në vitin 2010, 34-vjeçari francez u bë pjesë e skuadrës amerikane Nju Jork Red Bull.
Në 2008 u shpall lojtari më i mirë në hitorinë e klubit të Arsenalit.
Top Channel