Nuri Sahin, rikthim tek Borussia Dortmund?

06/01/2012 15:25

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar të premten nga gazeta gjermane ‘Bild’ se klubi kampion në fuqi i Bundesligës po kërkon rikthimin e Nuri Sahin, aktualisht lojtar i Real Madrid.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kemi biseduar as me Real Madrid dhe as me Nuri Sahin”, theksoi Watzke.

Informacioni i publikuar nga ‘Bild’ bënte të ditur se Borussia Dortmund po punonte për rikthimin e Sahin në Gjermani në qershor, gjatë merkatos së verës. Gjithashtu shtonte se mesfushori mëngjarash ishte shumë i pakënaqur me karrierën e tij në Spanjë, ku thuajse nuk ka luajtur fare me ekipin e Jose Mourinho.

Gazeta mbështetej edhe në disa deklarata të disa ditëve më parë të Watzke, ku shprehej se “porta e Borussia Dortmund do të jetë gjithmonë e hapur për Sahin”.

Më qartë për këtë çështje është shprehur drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve, Michael Zorc: “Ky lajm është tërësisht i pabazë dhe pa kuptim. Deri tani e kam përgënjeshtruar këtë gjë 130 herë!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA