NBA, fitore dramatike e Miami, bien Lakers

06/01/2012 11:25

Miami Heat arriti një fitore dramatike në fushën e Atlantës, ndërsa Los Angelos Lakers pësoi humbjen e parë të sezonit të NBA-së, në ndeshjet e zhvilluara mëngjesin e së premtes me orën shqiptare.

Pa dy yjet e tij, LeBron James e Dwyane Wade, të dy të dëmtuar, Heats zhvillojnë një paraqitje të mrekullueshme në Atlanta, duke arritur një fitore dramatike ndaj vendasve në formë.

Pasi ndeshja përfundoi në barazim, u deshën tre kohë shtesë për të përzgjedhur një fitues. Ndonëse talenti i tyre spikat në fazën mbrojtëse dhe jo në atë sulmuese, Chris Bosh dhe Mario Chalmers udhëhoqën drejt suksesit Miamin, duke realizuar 33 dhe 29 pikë përkatësisht.

Rezultati më i papritur i mbrëmjes ishte humbja e Lakers, të mposhtur në Portland me rezultatin 107-96. Si gjithmonë, është Kobe Bryent më i miri në fushë për miqtë, por pas dy pjesësh të para të barazpeshuara, Trail Blazers bëjnë diferencën nëpërmjet një serie të pjesshme 17-6.

Gerald Wallace dhe Aldridge ishin ata që prinë skuadrën kaliforniane drejt këtij suksesi, duke shënuar 31 dhe 29 pikë përkatësisht.

Në ndeshjet e tjera San Antonoi fitoi 93-71 ndaj një Dallasi që dhuroi një paraqitje të dobët. Mavs u dukën se vuajtën mungesën e organizatorit të tyre, Jason Kidd dhe nuk ofruan në asnjë moment të lojës një sfidë të vërtetë për vendasit. Gjithashtu, Sacramento King mposhti 103-100 rivalët e Milwaukee Bucks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA