
Jose Mourinho nuk e lejon Rikardo Kaka’ të largohet. Trajneri portugez i Realit të Madridit ka hedhur poshtë të gjithë lajmet që vijnë nga media franceze për një transferim të brazilianit te PSG nëpërmjet një konference për shtyp.
‘Kaka’ do të qëndrojë tek ne për këtë sezon edhe atë që do të vijë më pas”, tha Mourinho në deklaratën e tij.
Më pas 48-vjecari foli edhe për ndeshjen me Malagën në Kupën e Mbretit e fituar 3-2 nga madrilenët si dhe për ecurinë e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, duke përdorur edhe ironinë. Në fund Mourinho u pyet nëse preferon fitoren në Primera Divizion apo Ligën e Kampioneve dhe portugezi deklaroi se voton më shumë për opsionin e parë.
‘Preferoj Ligën Spanjolle. Suksesin në Ligën e Kampioneve e ëndërrojnë të gjitha skuadrat, por është një aktivitet ku mund të fitohet edhe pa e merituar, ose që vendoset nga disa detaje dhe ndonjëherë shohim episode që nuk duhet të ndodhin”, tha tekniku portugez.
Top Channel