Viti 2012 ka nisur në mënyrën më të keqe për pilotin italian të MotoGP, Andrea Doviciozo.
Vetëm disa ditë pasi firmosi kalimin për tek skuadra Yamaha, Doviciozo pësoi një rrëzim të frikshëm në një garë me motora për kros dhe ka thyer një klavikul.
Sipas burimeve mjekësore që ndërhynë në vendngjarje, rikuperimi i tij mund të kërkojë deri në dy muaj kohë. Si rrjedhojë, italiani do të humbë provat që do të zhvillohet në fundin e janarit në pistën e Malajzisë.
Me këtë frakturë, Doviciozo do të duhet të nisë sezonin me skuadrën e tij të re praktikisht pa asnjë kolaudim mbi motorin e ri.
Megjithatë, ai nuk do të jetë i vetmi që nuk do të mund të marrë pjesë në prova. Nicky Hayden, një pilot i Dukatit, gjithashtu ka pësuar një frakturë në këmbë, gjatë një gare të zhvilluar në SHBA dhe koha për riaftësimin e tij do të jetë e ngjashme.
Top Channel