Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur vitin 2012 me kritika negative ndaj qeverisë së Kosovës. Ekspertet e këtij subjekti politik deklarojnë se kanë analizuar punën e secilit sektor vec e vec dhe sipas tyre qeveria e kryeministrit Thaci ka dështuar në vitin 2011.

Ekonomia dhe drejtësia janë dy sektorët ku LDK-ja bazohet edhe në raportet ndërkombëtare për të kritikuar qeverinë e Kosovës se nuk ka punuar mjaftueshem  për t’i rimëkëmbur ato.

Duke paraqitur vlerësimin për punën e Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2011, anëtari i kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti tha se me të drejtë raportet ndërkombëtare i cilësojnë vendimet e gjyqësorit si arbitrare dhe të paparashikueshme në aspektin ligjor, ndërsa prokurorinë si organ që jo rrallë përdoret për qëllime politike..

“Sot kemi qeveritarë që kanë probleme fondamentale me kredibilitetin dhe legjimitetin e tyre karshi qytetarëve. Në shumë raste për zbulimin e krimeve është dashur ndërhyrja e organeve ndëkombëtare”, tha Avdullah Hoti, anëtar i kryesisësë LDK-së.
    
Duke folur për sektorin e ekonomisë, Hoti tha se Kosovës i mungon plani afatgjatë për zhvillimin ekonomik. Ai kritikoi Korporatën Energjitike të Kosovës se dëshiron ta rrisë cmimin e energjisë pa e përmirësuar furnizimin me të.

Sa i përket arsimit, ai tha se Ministria e Arsimit nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim, pasi që cilësia në arsim u shpall si prioritet, por shkollat mbetën përgjysmë në gjithë territorin e Kosovën. Sipas tij edhe shëndetësia mbetet në gjendje të rëndë, me mungesë të kushteve themelore për punë dhe kaos organizativ.

LDK-ja ka nxjerrë edhe një vlerësim në fushën e kulturës, ku sipas tyre gjatë vitit 2011 nuk ka pasur asnjë aktivitet të rëndësishëm kulturor, duke e lënë vitin 2011 “shterpë” në kulturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA