Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të premte Ndonëse është festë e kalendarit ortodoks, dita e Ujit të Bekuar është festuar në mënyrë masive nga të gjithë qytetarët në Korçë.
Ceremonitë me rastin e kësaj dite kanë filluar me celebrimin e një meshe të mbajtur në Katedralen e qytetit nga Mitropoliti i Korçës, imzot Johani. Gjatë meshës, imzot Johani ka shpjeguar simbolikën e ditës së Ujit të Bekuar, e cila lidhet me pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.
Pas kësaj, në prani të qindra qytetarëve është kryer riti i hedhjes së kryqit në ujë, që në qytetin e Korçës bëhet në shatërvanin para katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mjaft të rinj kanë hyrë në ujin e ftohtë të shatërvanit për të kapur kryqin duke sfiduar temperatuarat nën 0 gradë. Por fatlumi për këtë vit ishte 19-vjeçari nga qyteti i Korçës, Marius Vincani, i cili ka gjetur kryqin për herë të parë.
Në simbolikë të kësaj dite, qytetarët kanë mbushur shishe në shatërvanin ku u hodh kryqi, për të spërkatur me këtë ujë shtëpitë e tyre në shenjë mbarësie.
Top Channel