Haxhinasto pret Sequi-n, diskutohet situata politike

06/01/2012 00:00

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto
zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri,
Ettore Sequi, ku u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për
dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria, për
procesin e integrimit europian.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme, Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare, për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike.

“Pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimarrje pozive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, mësohet të ketë deklaruar Haxhinasto.

 
 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta