F1, Raikkonen: I lumtur me rikthimin

06/01/2012 17:25

Kimi Raikkonen është shprehur se shpreson që rikthimi i tij në Formulën 1 pas dy vitesh ku garoi me makinat Rally “të jetë i mirë për ekipin dhe për tifozët e këtij sporti”.

Piloti finlandez do të garojë këtë sezon me Lotus Renault dhe për momentin është i zhytur në përgatitjet për fillimin e kampionatit në mars të këtij viti.

“Kjo periudhë e vitit më pëlqen shumë. Cdo departament punon në maksimum për të pasur një makinë të mirë dhe për të qenë gjithçka gati për fillimin e sezonit. Ndihet përkushtimi i të gjithëve dhe më jep kënaqësi fakti që edhe unë jam sërish pjesë e kësaj atmosfere”, thekson Raikkonen, i cili në vitin 2007 fitoi titullin kampion bote me Ferrarin.

“Rikthimi në Formula 1 ishte diçka e mirë për mua dhe shpresoj që të jetë e njëjta gjë për skuadrën time dhe për tifozët e këtij sporti”, shtoi finlandezi në deklarata të publikuara në faqen zyrtare të Lotus Renault.

Kimi Raikkonen do të ketë shok skuderie zviceranin Romain Grosjean dhe në 7 shkurt do të fillojë testimet e para në cirkuitin e Jerez (Spanjë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA